Në Gjakovë 469 raste aktive me Covid 19
Në komunën e Gjakovës nga muaji mars e deri me sot me Covid 19 janë infektuar 1.588 pacient ndërsa janë shëruar 1.055. Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve në komunën e Gjakovës ka pasur 40 raste të reja, ndërkaq brenda 24 orëve është raportuar për 469 raste aktive. Brenda këtyre orëve nuk është raportuar për ndonjë të shëruar. Numri i rasteve të vdekjeve është 64, me rastin e sotëm të një 69 vjecari.