Thursday, March 27, 2025
Sporti

Në Gjakovë mbahet turneu ndërkombëtar Shqiponja

Turneu tradicional në hendboll për femra që  organizohet çdo vit nga klubi i hendbollit Shqiponja, këtë herë do të mbahet më 5 dhe 6 mars, përkatësisht nesër e pasneser. Ky është edicioni i 20 me radhë, ndërkaq i 14  në nivel ndërkombëtarë. Përveç ekipit të Shqiponjës si organizator, këtë vit në turne do të prezantojnë edhe kampioni I Kosovës, Istogu, ekipi nga Mali i zi, Nikshiqi si dhe skaudra e Çairit nga Shkupit.

Hapja e solemne e Turneut ndërkombëtarë të henbollit për femra bëhet neser prej orës 15.00 në Pallatin e Sporteve Shani Nush e më pastaj do të zhvillohen dy ndeshjet e para.  Takimi i parë do të jetë mes Shqiponjes dhe Nikshiqit, prej ores 16.00  ndërsa në ndeshjen e dytë që fillon në orën 17,  do të ballafaqohen Istogu dhe Çairi i Shkupit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *