Thursday, July 4, 2024
Të përgjithshme

Në grunajat e Gjakovës edhe 5 mijë kilogram për hektarë!

Janë rendimente rekorde që po arrihen këto ditë në disa grunaja të Gjakovës. Këtë e ka konfirmuar udhëheqësja e sektorit të bujqësisë në Drejtorinë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Gjakovë, Jeta Gllogjani- Vula.  Në fakt në Komunën e Gjakovës, ka nisur fushata e korrje – shirjeve të drithërave të bardha, në rreth 3 mijë hektarë me grurë. Ajo ka thënë se rendimentet e larta të grurit vijnë si rezultat i farërave cilësore, punës së mirë të fermerëve dhe motit të mirë që ka mbretëruar.

Krahas rendimentit shumë më të mirë se vitin e kaluar, Vula ka përmendur edhe cilësinë e mirë të  grurit që po korret gjatë kësaj fushate.

Nisur nga rëndësia që ka sigurimi i bukës së re”, tashmë është duke vepruar komisioni për monitorimin e kësaj fushate si në nivelin qendror poashtu edhe atë lokal . Fushata e korrje – shirjeve të drithërave të bardha në Komunën e Gjakovës pritet të përfundoi ka gjysma e këtij muaji.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *