Në komunën e Gjakovës 210 raste aktive me Covid 19
Në komunën e Gjakovës, ditëve të fundit po vazhdon të rritet numri i bashkëqytetarëve që po kërkojnë ndihmën mjekësore në institucionet shëndetësore. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste te reja me korona-virus duke e ngritur numrin e të infektuarve nga fillimi i pandemisë në 2 mijë e 369. Brenda 24 orëve është shëruar vetëm një pacientë dhe numri i të shëruarve ka arritur në 2 mijë e 61. Aktualisht janë 210 raste aktive me Covid 19. Brenda 24 orëve është shënuar një rast vdekje (75 vjeç) duke arritur në 98 numri I përgjithshëm I atyre që nuk arritën ti mbijetojnë virusit covid 19
Në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezda, sipas raportit të sotëm, si të dyshuar me Covid-19, po trajtohen 61 pacientë që është për 5 më i ulët se sa një ditë më parë. Prej tyre 28 po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe një në respirator. Nga të trajtuarit me Covid në Spitalin e Gjakovës , 28 pacient janë të konfirmuar pozitiv, 17 negativ dhe 11 të pakonfirmuar. Nga stafi mjekësor një infermier është me Covid 19.