Në numrin më të ri Gjakovapress, opinion i Fatos Axhemit për investimin në prona të paluajtshme
Në kohën kur shumë ekspertë dhe investitorë po lavdërojnë investimin në prona të paluajtshme në Kosovë si një zgjidhje të sigurt për të zbutur krizat e ardhshme ekonomike, inflacionin dhe zhvlerësimin e parasë, një realitet shqetësues po zhvillohet në heshtje. Kosova, një vend me vetëm 1.6 milionë banorë, ka mbi 180,000 banesa të pabanuara – një paradoks që fsheh rrezikun e një fluskë të patundshmërive të krijuar nga vetë vendi, e cila mund të shpërthejë me pasoja të rënda ekonomike.