Friday, March 29, 2024
AktualeKulturë

Nëntor Oseku vendi parë për foton më të mirë “Colours of Albania”

Nentor OsekuFotografi nga Gjakova Nëntor Oseku, me profesion jurist por me një dashuri të madhe për bjeshkatarinë dhe piketimin e vndeve më të bukura shqiptare,  ka arritur edhe një sukses në prezantimin e bukurive të Kosovës dhe Shqipërisë  përmes fotografisë. Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dje u organizua  ceremonia e përmbylljes së konkursit  “Colours of Albania”  ku foto fituese e aktivitetit, u shpall ajo e fotografit  Nëntor Oseku .  Në këtë konkurs, i cili kishte si qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë u paraqitën më shumë se 8 mijë  fotografi të cilat i vlerësoi  juria e përbërë nga artistë, fotografë, profesionistë si dhe kapiteni i Kombëtares së futbollit , Lorik Cana.  Ndërkohë u përzgjodhën edhe 10 fotot më të mira të cilat do të shfaqen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga data 23 deri më 30 tetor.

nentor_Oseku_22.10.20151445582018Kjo nismë u ndërmor nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën Norvegjeze dhe mbështetjen e Këshillit Britanik në Shqipëri. Në fjalën e tij, Ministri Bushati tha se “nëpërmjet kësaj nisme, synuam të përcillnim bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e popullit shqiptar ashtu siç thuhet edhe në një nga tekstet më të vjetër të ligjit zakonor shqiptar, ai i Kanunit të Lek Dukagjinit: “Shtëpia e Shqiptarit është Shtëpia e Zotit dhe e Mikut”. Ndërkaq fituesi, Nëntor Oseku përmes rrjeteve sociale u shpreh i lumtur për një çmim që vlerëson punën disa vjeçare në gjetjen e pikave më atraktive dhe më të bukura të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në fotografinë fiuese janë disa detaje siç është: dy kajak bisedojnë njeri me tjetrin, një shatorr, janë dy barka të vogla larg njëra-tjetrës”, e përshkruan Oseku fotografinë e tij, aty ku shihen dhe një grup prej katër personave që flasin mes vete. “Domethënë secili është duke e shijuar bukurinë e plazhit të virgjër Gjipese në mënyrat e veta”, ka thënë Oseku. Ai tregon se për konkursin “Colours of Albania” ka mësuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka aplikuar me disa fotografi.

Nentor Oseku 1“Kemi vende shumë të bukura si në Kosovë dhe Shqipëri, por që janë pak të njohura si për vendorët ashtu edhe për të huajt”, ka thënë Nëntor Oseku, juristi i pasionuar pas fotografisë.

Për pesë vjet aq sa ai eksploron Kosovën e Shqipërinë, ai veçon disa vende që i ka më për zemër.

“Në veri Curraj i Epërm është zonë akoma e paeksploruar, dhe e vetmja mënyrë për t’i vizituar është në këmbë. Dhe në jug është Gjiri i Grames në Gadishullin e Karaburunit. Në Kosovë janë bjeshkët e Deçanit, të Junikut, Rugovës dhe ato të Sharrit”, thotë Nëntor Oseku, i cili përveç peizazheve, fotografon edhe monumente kulturore, por që kryesisht është i orientuar te natyra dhe plazhet.

Ai tregon se gjatë verës është mirë të vizitohet Valbona, Liqeni Koman Fierze, Thethi, të bëhet rafting në lumin Vjosa. Ndërsa nga muaji mars, sipas tij, është mundësi e mirë për rafting në lumin Osum, dimrit mund të bëhen edhe ngjitjet nëpër bjeshkët e Valbonës, Gramozi, Tomori e Korabi.

Nëntori është anëtarë i rregullt i Shoqerisë Alpiniste Bjeshkatare ‘Pashtriku’ në Gjakovë.