Pandemia iu pamundësoi gjakovarëve të marrin pjesë edhe në kërcimet nga Ura e Mostarit
Gjakova dhe Mostari janë dy qytete në Ballkan ku tradicionalisht mbahen garat unike të kërcimeve në ujë nga lartësia. Derisa në Gjakovë, ato nuk u mbajtën për shkak të numrit të madh të spektatorëve që ishin mbledhur tek Ura e Fshenjtë, pa i respektuar masat kundër Covid, në Mostar, të Bosnje Hercegovines, nën kushte më të kufizuara dhe me pjesëmarrjen më të vogël të garuesve dhe shikuesve se sa viteve të kaluara, shkaku i pandemisë, u mbajtën garat nga Ura e vjetër e këtij qyteti.
Kampionët e Urës së Fshenjtë kanë pasur dëshirë të jenë pjesë e këtyre garave, por, sipas Florid Gashit kryetar i klubit Bridge Divers, kjo u pamundësua për shkak të pandemisë. Ai tha se dëshirë e të gjithë kërcyesve është që të përjetojnë kënaqësinë që ofron gara ndërkombëtare e Mostarit.
Dikur, kërcyesit Gjakovarë kishin triumfuar në kërcimet atraktive nga Ura e Mostarit.
Gashi gjithashtu ka bërë të ditur se po shikohen mundësitë që në javën e dytë të muajit Gusht, duke respektuar masat kundër Covid 19, të shikohen mundësitë për organizimin e kërcimeve nga Ura e Fshenjtë, të cilat me 19 Korrik ishin anuluar.