Wednesday, June 5, 2024
Gjakova Presss

Pastrohet ‘Krena’ por…?!

Lumi KrenaLumin përmidis qyteti siç e ka Gjakova  e kanë lakmi shumë qytete, por sigurisht nuk e kanë lakmi edhe ndotjen  tij me mbeturina e ujëra të zeza!

Në fakt këtyre ditëve janë duke vazhduar me intensitet të lartë punimet për pastrimin e lumit “Krena”. Pastrimin është duke e bërë një kompani e kontrakturë nga komuna, ndërsa aksioni do të vazhdojë deri në pastrimin e tërësishëm të Krenës. Zyrtarë të drejtorisë komunale për Shërbime Publike kanë bërë të ditur se do të largohen të gjitha mbeturinat, derisa shtrati të jetë plotësisht i dukshëm.

Sipas tyre, Krena ka një rëndësi të madhe jo vetëm për ambientin, por edhe për dukjen dhe krijimin e një pamje më të mirë e më të pastër të qytetit. Duke premtuar se mirëmbajtja e lumit “Krena” do të jetë ndër prioritetet e qeverisjes lokale, zyrtarët komunal kanë apeluar tek qytetarët që edhe ata të kujdesen për këtë pasuri të përbashkët, duke mos hedhur mbeturina e duke u interesuar për mirëmbajtën e lumit.