Për një vit linden rreth 2 mijë foshnja

Sipas Vokshit, gjatë vitit 2018 në këtë qendër, janë regjistruar 2 mijë 823 lindje, që është një numër i përafërt me një vit më herët. Në këtë shifër janë përfshirë edhe lindjet që janë bërë ndër vite në komunën e Gjakovës, mirëpo që nuk kanë respektuar afatin për regjistrim, që është 30 ditë nga dita e lindjes.
Ndërkaq, sa i përket numrit të vdekjeve, në Qendrën e gjendjes civile të komunës së Gjakovës, në vitin 2018, janë regjistruar, 748 vdekje, prej tyre 544 regjistrime të rregullta si dhe 204 raste të vdekjeve janë regjistruar me vonesë. Brenda vitit 2018 janë regjistruar 1 mijë e 306 kurorëzime, 1 mijë e 37 të rregullta dhe 279 kurorëzime jashtë vendit. Në sektorin civil janë regjistruar 10 shkurorëzime.