Saturday, April 27, 2024
AktualeGjakova Presss

Prof.dr. Qamil Haxhibeqiri : Arsimi tek ne dje dhe sot – disa vrojtime të mia

 

  1. Dje kishim pak shkolla (fillore dhe të mesme) dhe klasa me pak nxënës, prej të cilëve  pak ishin të shkëlqyeshëm, shumë ishin shumë të mirë, pak ishin të mirë  dhe disa e përsërisnin klasën. Gjithsesi, të gjithë  dinin, të paktën, shkrim lexim.

Sot  kemi shumë shkolla (fillore dhe të mesme) dhe klasa me shumë nxënës, pothuajse të gjithë të  “shkëlqyeshëm” dhe asnjë përsëritës,  ani pse disa prej tyre nuk dinë të lexojnë e të shkruajnë mirë (d.m.th. janë analfabet funksional).

  1. Dje kishim nxënës të cilët “nuk i dinin” të drejtat e tyre por i dinin obligimet e tyre (të vijnë me rregull në mësim, të mësojnë, të respektojnë mësuesit, etj.)

Sot kemi nxënës që i dinë  të drejtat e tyre por “nuk i dinë” obligimet e tyre  (mund të mos mësojnë,  të vinë të papërgatitur në mësim, mund edhe të ofendojnë ose përqeshin mësuesit e tyre por e dinë që, në fund, gjithsesi do ta kalojnë  klasën).

  1. Dje cilësia në arsim matej me njohuritë e fituara nga nxënësit dhe vlerësimin e bënin inspektorët  e  arsimit për lëndët përkatëse.

Sot cilësia matet me numrin e notave të shkëlqyeshme të nxënësve (kriteri i vendosjes së të cilave është i dyshimtë) dhe vlerësimin, për të gjitha lëndët, e bëjnë, të shumtën e rasteve, drejtorët  “e gjithëdijshëm” me ndihmën e “koordinatorëve për cilësi”.

  1. Dje avancoheshin njohuritë e mësimdhënësve me anën e studimeve të rregullta  në  Institucionet e Arsimit të Lartë.

Sot  avancohen  kualifikimet (por jodoemos njohuritë) e mësimdhënësve me anën e studimeve të shkurtuara në  programin e famshëm  AKM  (Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve).

  1. Dje ngritja profesionale e mësimdhënësve bëhej me ndjekjen e seminareve profesionale për lëndët përkatëse, të mbajtura nga ekspertët e atyre lëndëve.

Sot ngritja profesionale e mësimdhënësve bëhet me ndjekjen e një morie seminaresh nga fusha e mësimdhënies të mbajtura nga ekspertë të mësimdhënies që janë  të “gjithëdijshëm” (për të gjitha lëndët)  dhe me ç’rast ndjekësit e seminareve  pajisen me llojlloj certifikatash (sipas meje, të pa kurrfarë  vlere) që u nevojiten për certifikim…. (Shkrimin e plotë mundë ta gjeni në Revisten Gjakovapress Nr. 132)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *