Friday, April 4, 2025
AktualeLajme

Shetitorja e Gjakovës e lirë për këmbësorë prej ores 20.00 deri në 24.00

Me ardhjen e bashkqytetarëve tanë nga diaspora për pushimet verore në vendlindje.  Gjakova ka fituar në gjallëri dhe kjo shihet posaçërisht në mesditë e mbrëmje kur frekuenca e automjeteve me targa nga vende të ndryshme  është më e madhe, kurse rruga kryesore ka më shumë shëtitorë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të këmbësorëve  në rrugën kryesore, “Nëna Terezë”,  nga Hotel Pashtriku deri në Çarshinë e Vogël, nga sonte deri më 30 gusht,  prej orës 20.00 deri në orën 24, do të jetë i ndaluar qarkullimi i trafikut. Derisa të jetë në fuqi kjo urdhëresë, shoferët mundë të shfrytëzojnë rrugët anësore, thotë Fatmir Berisha udhëheqës në  sektorin e trafikut të Kuvendit Komunal të Gjakovës, i cili arsyeton këtë vendimme mundesine e levizjes se lire te qyteterave gjate oreve te mbremjes.