Wednesday, April 3, 2024
Sporti

Shpallen më të mirët e Sportit gjakovar 2020

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur  eventin “Laureati i vitit 2020” me ç’rast janë ndarë mirënjohje për më të dalluarit në fushën e Sportit përgjatë vitit 2020. Laureati i vitit 2020 u shpall Halim Selmanaj.

Në fjalën e saj drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Hyseni Maloku tha që “Mirënjohjet janë më e pakta që ne si drejtori mund të bëjmë për të shpërblyer punën dhe sukseset e gjithësecilit prej jush. Kemi shumë hapësirë për të bërë më shumë dhe më mirë dhe përkrahja e DKRS nuk do të mungojë”.

Në kategorinë Shpresa e sportit morën mirënjohje: Ervin Doli – KT “Gjakova”, Baton Haxhiu- KT “Gjakova”, Buna Haraqija- KV “Vëllaznimi”, Flori Tarani- KB “Sport Center”, Ëmbla Xërxa -KT “Gjakova” dhe si më i dalluari Morihej Duraku- KT “HotShot”.

Ekipi më i suksesshëm u shpall FC “Liburn”, Trajneri më i suksesshëm u shpall Pal Syla I klubit basketbollitik të femrave “Vëllaznimi”, ndërkaq pedagogët më të dalluar u shpallën Melita Cula dhe Gazmir Pozhegu.

Në këtë ceremoni, mirënjohje të veçantë morën edhe dy sportistë të cilët kanë korrur suksese edhe jashtë Gjakovës dhe përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare e ata janë Bernard Karrica, mirënjohjen e të cilit e mori trajneri i tij Gëzim Daka nga ku Bernardi zhvilloi hapat e tij të parë drejt suksesit ndërkombëtarë si dhe Tirron Mamusha, atlet i njohur dhe shumë i suksesshëm.

Laueratët më të dalluar u shpallën: Errita Shehu-Futboll, Arlind Rrustemaj – Futboll, Diellza Leti-Basketboll, Agoneta Goqi – Hendboll, Shpejtim Hoti-Volejboll, Egzon Lluka-Hendboll, Bleonis Tanushi – Basketboll, Adea Babuni-Ping Pong, Çlirim Zekaj-Boks dhe Halim Selmanaj-Futsall.

Mirënjohje morën edhe mediat lokale Radio Gjakova e Tv Syri Vision për prezentimin medial të aktiviteteve sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *