Sunday, March 30, 2025
Gjakova Presss

Shtëpia e prof.dr.Masar Rizvanolli të shëndrrohet në muze

Shkruan: Prof.dr. Ruzhdi SEFA, 

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, ka marrë nismën që shtëpia ku lindi dhe e kaloi fëmijërinë e tij, ku jetoi dhe punoi për shumë vite, shtëpia në të cilën shkroi dhe jetoi me librat dhe shkrimet e tij shkencore, shtëpia e prof.dr. Masar Rizvanollit të shndërrohet në muze me emrin e tij.

Të jetosh do të thotë të lësh gjurmë. Dhe prof. Masari ka lënë gjurmë, gjurmë të cilat jo vetëm brezat që jetojnë sot, por dhe ato që do të vijnë duhet ti njohin dhe ti vlerësojnë. Dhe kjo do të bëhet e mundur në këtë shtëpi muze ku vizitorët do të shohin më shumë rreth jetës dhe veprës së tij. Më mirë e më qartë se kaq arsyetimi do të shpjegohet me një elaborat të veçantë punuar nga ekspertiza përkatëse. Këtu po shkoqisim vetëm dy nga ata që do të jenë pjesë e projektit për ndërhyrjen në këtë shtëpi.

“Gjakova me rrethinë, në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare zë një vend mjaft të rëndësishëm. Ky territor veriperëndimor i viseve shqiptare ka qenë pjesë e pandashme dhe rrugë kalimi i përpjekjeve e lëvizjeve për të drejta dhe pavarësi kombëtare, duke i dhënë atdheut bijë e bija që vunë jetën dhe zemrat e tyre në altarin e lirisë, përfshirë njerëz intelektualë e të ditur, të cilët me jetën dhe veprën e tyre e kanë pasuruar dhe nderuar qytetin tonë, duke krijuar nam dhe famë për vete, por edhe për Gjakovën. Profesori i Universitetit të Prishtinës dr. Masar Rizvanolli, mbetet njëri ndër bijtë më të shquar të Gjakovës. Si një studiues serioz e i spikatur, prof. dr. Masar Rizvanolli është historiani i cili më së shumti ka gjurmuar dhe hulumtuar rreth të kaluarës së qytetit të Gjakovës, duke ndriçuar ngjarje dhe figura historike nga pikëpamje e këndvështrime të ndryshme. Me një fjalë epiteti Herodoti i Gjakovës i takon më shumë se çdokujt tjetër.

Me këtë shtëpi është i lidhur angazhimi i palodhuri prof. Masarit në arsim, shkencë, trashëgimi dhe veprimtari kulturore e intelektuale, duke pasur parasysh vlerën e madhe të librave, fondeve arkivore të mbledhura nga profesori, të botuar dhe të pabotuar, dorëshkrimet të cilat janë me interes për studiuesit dhe për publikun e gjerë, ku puna dhe vepra e tij bëri çdo gjë për ta njohur, ndihmuar, dashur dhe pasuruar historiografinë shqiptare me të kaluarën e qytetit tonë….(shkrimin e plotë mundë ta gjeni duke shfletuar online Gjakovapress Nr. 139)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *