Friday, April 5, 2024
AktualeKulturëLajmet e shpejta

Teatri I Gjakovës rrëmben 4 nga 6 çmime të Festivalit të Komedisë shqiptare

tetari-cmimetFestivali i Komedisë shqiptare  që mbahet tash e 13 vite në Preshevë, ka përfunduar të premten në mbrëmje me një sukses jashtëzakonisht të madh të Trupës artistike të Teatrit të Gjakovës. Në festivalin që filloi me 7 Nëntor dhe përfundoi sonte ishin në konkurrencë trupa artistike nga Mitrovica, Korça, Gjakova, Prishtina dhe shfaqja përmbyllëse ishte nga qyteti organizator- Presheva.

Teatri i Gjakovës me komedinë “Gënjeshtrat” të regjisorit Kastriot Saqipi triumfoi duke rrëmbyer 4 prej 6 çmimeve të ndara nga festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” -Presheva2016

 

  1. -Shfaqja më e mirë “Gënjeshtrat”
  2. -Regjia më e Mirë- Kastriot Saqipi
  3. -Aktori më i mirë mashkull- Edmond Hafizademi
  4. -Aktorja më e mirë femër në rol dytësor – Myrvete Kurtishi

Organizatorët e festivalit ndanë  mirënjohje për vepër jetësore mbi 50 vite në skenë për Aktorin dhe doajenin e skenës Hysen Binaku.