Friday, March 28, 2025
Sporti

Tenistja gjakovare Lorena Nushi e para

Anëtarja e Klubit të Tenisit  “Sporek” nga Gjakova, Lorena Nushi është fituese e turneut “Peja Juniors”  2013 në konkurrencën e vajzave në kategorinë deri  në 12 vjeçe. Tenistja e re gjakovare triumfoi në terrenet e tenisit në Pejë pasi në meqin final shënoi fitore ndaj bashkëlojtares së saj nga klubi Sporek, Viola Peja të cilën e mposhti me rezultat 6-3 në geme.
Turneu i Pejës ishte i treti në këtë vit kalendarik për tenistet e kësaj  moshe.
Sipas Asim Haxhishabanit, trajner i Sporekut të Gjakovës, në turneun e organizuar nga KT Peja në bashkëpunim me Federaten e Tenisit të Kosovës u tregua tenis i nivelit mesatar ku erdhi në shprehje përvoja por edhe kualiteti i tenistes së talentuar nga Gjakova. Pas meçeve të para, në gjysmëfinalen e parë Nushi realizoi fitore bindëse ndaj Poema Barutit me 6-1 në geme ndërsa edhe më bindëse ishte Viola Peja e cila me 6-0 në geme eliminoi Vlera Kolicen e Pejës. Në meqin final Nushi ishte më e koncentruar dhe me merite e fitoi epitetin e më të mires.
Organizatori më të mirat i nderoi me mirenjohje, medalje dhe shperblime modeste.