“ Thuaj JO substancave narkotike “
(e plotësuar)
Në sallën e mbushur të pallatit të Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë të mërkurën mbajt ligjërata “ Thuaj JO substancave narkotike “me nxënës të shkollave të mesme të klasave të X-ta dhe XI-ta, e po ashtu edhe me te rinjtë e Qendrave Rinore ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të drejtorisë komunale të Arsimit në Gjakovë.
Fadil Gashi, koordinator rajonal për projekte dhe preventiv në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ka thënë se përpos formës represive, policia ka filluar të veproi edhe në aspektin preventiv.
Lidhur me numrin e përdorëseve të lëndëve narkotike në Kosovë, sipas toger Bajram Nuhiu, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në Drejtorinë kundër trafikimit me narkotik, edhe pse nuk ka shifra të sakta, egziston një shifër e përafërt e përdoruesve.
“Ndonese nuk kemi shifra te sakta rreth perdoruesve te substancave narkotike supozohet se numri i tyre sillet rreth 20 mije vetave. Prej tyre 3 deri ne 5 mije veta jane perdorues te heroines, nderkaq 10 deri ne 15 mije prej tyre jane perdorues te heroines”-, ka thënë pos tjerash, Nuhiu.
Ky aktivitet vetëdijësues u mbajt në kuadër të implementimit të projektit “ Thuaj JO substancave narkotike “ projekt i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë.