Monday, December 30, 2024
AktualeGjakova Presss

Tingujt e klarinetës në qendër të Gjakovës

 

Qendra e qytetit të Gjakovës për më shumë se një javë Tetori ( për aq sa kanë lejuar kushtet klimatike) ka ndjerë tingujt e klarinetës që jehonin me valle të bukura, kryesisht melodi të Shqipërisë së mesme. Avdyli, 56 vjeçar nga Shkodra ka zgjedhur qendrën e qytetit të Gjakovës për të luajtur melodi të popullarizuara. Ai e ka “prishur rehatinë zgjedhore ” që ka kapluar këtë kohë, ” të madh e të vogël”,  që çdo muhabet e fillojnë me pyetjen: , Kush po fiton?! Avdyl klarinetisti nuk i ka këto preokupime. Ai, i vendosur skaj parkut e mes posterëve të mëdhenj të kandidatëve për zgjedhjet 2017, pret dorën solidare të kalimtarëve të rastit për të hedhur ndonjë cent dhe për të siguruar mbijetesën.

Avdyl klarinetisti nuk ndalet fare, derisa ne largohemi ai ia merr melodisë së një këngë të Fitnete Rexhës…”Hajt Avdyl, të lumtë goja”, janë urimet e kalimtarëve në qendrën e Gjakovës…

Më gjerësisht në numrin më të ri të revistes Gjakovapress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *