Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista OnlineE re
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

Udhëpërshkrime: Mos vdis pa e vizituar Stambollin

9 years ago
in Gjakova Presss
0 0
0
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan : Agim Jaka

Fluturimi me avion në largësi 711 km, nga aeroporti i Prishtinës deri në atë të Stambollit zgjati vetëm 75 minuta. Herë-herë lartësia e ngjitjes së avionit arrinte deri në 11.000 metra mbi nivelin e detit, kurse temperatura e jashtme zbriste deri në -670. Grumbujt e avujve të dendur nën krahët e avionit krijonin re, që bënin të humbiste nga shikimi deti dhe toka me bukuritë e tyre, kurse sipër reve shkëlqente një diell i pastër me tërë bukurinë e tij. Më në fund, avioni u ul në aeroportin ndihmës të Stambollit, në anën aziatike të këtij qyteti 20 milionësh.

stambolli 3Karvani i vizitorëve doli me bagazhin në duar dhe zuri vend në një autobus të mikpritësve, i cili me shpejtësi herë-herë mbi  100 km/orë, përshkoi autostradën nga aeroporti deri në kolegjin “Anafen”, në anën aziatike të Stambollit, ku u akomoduam për katër net.

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Kolegji privat ishte një ndërtesë e re e bukur katërkatëshe, që shërbente për nxënës të fillores. Mikpritësit ishin shumë të sjellshëm. Ata na njohën me ambientet e kolegjit, një ndërtesë e pastër, e qetë, me shumë dhoma mësimi, laboratorë dhe salla të shumta. Kishte një sallë kinemaje, që shërbente edhe si sallë për shfaqjen e programeve të nxënësve; një sallë të madhe të edukatës fizike, që mundësonte zhvillimin dhe kalitjen fizike të nxënësve që në moshë të re. Na ranë në sy se edhe korridoret e gjera shfrytëzoheshin për lojëra si volejboll, tenis i vogël dhe ushtrime karate, ndërsa në muret e korridoreve ishin vënë fotografitë e nxënësve të dalluar.

Kati i katërt, i rezervuar për pritje të mysafirëve të shumtë, të cilët janë vizitorë të shpeshtë të kolegjeve të Stambollit, shërbente dhe për mbledhje e ndeja kolegjiale të personelit drejtues dhe mësimdhënësve të kolegjit. Këso katesh kanë të gjitha kolegjet turke kudo ku janë, me restorante, ku shërbehet ushqim për nxënës dhe personelin.

Pastërti kudo, në çdo kënd dhe në çdo kohë. Qetësi  dhe punë serioze.

Vizitat që bëmë në kolegje private dhe shkolla publike na bënë të shohim dhe të njohim nga afër përparimin që ka shënuar Turqia në sistemin e arsimit, me nxënës dhe mësimdhënës të shumtë. Vetëm Stambolli kishte 2.6 milionë nxënës në arsimin parauniversitar dhe 115 mijë mësimdhënës, siç na njoftoi drejtori i Drejtorisë Arsimore të Stambollit, zotëri Muammer Yildiz, në pritjen që kishte rezervuar për ne. Armatë e vërtetë shkollarësh dhe mësimdhënësish.

Aty dhe kudo ku shkuam u pritëm me dashamirësi dhe këmbim dhuratash mes drejtoreshës së DKA-së, zonjës Silvana Haxhikadrija, dhe drejtorëve e udhëheqësve të institucioneve mikpritëse, që shtruan dreka dhe darka të pasura për nder tonin.

Shkolla e mesme teknike ishte vendosur në një ndërtesë të vjetër 150 vjeçare. Ajo, si shkollë publike, përveç se shërbente si ndërtesë shkolle, ishte edhe një muze në miniaturë i të gjitha pajisjeve të përdorura gjatë 150 vjetëve të fundit. Drejtori i muzeut na njohu me historikun e kësaj ndërtese duke na treguar një shpatë të farkuar po në këtë ndërtesë, e cila para 15o vjetëve shërbente si punishte (fabrikë) armësh për ushtrinë turke, kurse sot ishte shndërruar në shkollë.

Ambiente me kube e kthina të shumta. E veçanta e kësaj shkolle ishte zgjidhja arkitektonike e mbështetjes së katër kubeve vetëm në një shtyllë! Pastërti kudo, qetësi dhe rregull si në korridore, ashtu edhe nëpër klasat e mësimit. Aty takuam edhe një shqiptar, nxënës i shkollës së mesme, por nuk u morëm vesh me të, sepse, i ardhur si fëmijë para viteve të 90-ta, nuk e dinte as vetë nëse ishte nga Prilepi i Maqedonisë, apo i Kosovës! Këtë e kuptuam përmes përkthyesit tonë të palodhshëm, zotëri Ali bej.

Vizita në vendet piktoreske të Stambollit, që shtrihet në shtatë kodra dhe në dy brigje të  kontinenteve, Evropë dhe Azi, të ndarë nga gryka e Bosforit, ishte një përjetim i veçantë kënaqësie çlodhëse, edhe pse tërë ditën e kalonim në këmbë. Këtë çlodhje na ofronte gjelbërimi i shumtë dhe lulet e llojllojshme të mbjella në secilin kënd dhe kudo: në parqe, në ambiente të brendshme, në anësoret e pjerrëta të rrugëve magjistrale e të rrugëve të tjera, nëpër të cilat kalonim duke shkuar në pikat e shumta historike, kulturore e shkollore, qendra të mëdha tregtare etj. Lule, gjelbërim, lule, gjelbërim, bredha e drurë të llojllojshëm e të shumtë dekorativë që ujiteshin me sistemin pikë-pikë. Askund, asnjë copë letër e hedhur, askund asnjë kazan bërlloku! Po ku ishte dhe kush e mblidhte pa u hetuar gjithë atë ambalazh, me se mbështillej i gjithë ai ushqim që konsumohej nga banorët rezidentë dhe së paku 3-4 milionë vizitorë të jashtëm në ditë, të cilët ia mësynin Stambollit për t’i shijuar bukuritë e tij kulturore, historike, për t’i vizituar mijëra dyqane tregtare, që flisnin dhe tregonin shumë edhe pa pasur nevojë të përkthente njeri, për të bërë tregti, për të blerë ose për të shitur.

Vendbanime të tëra të mëdha të sistemuara. Si nuk na u zhytën këpucët diku në baltë, nuk u mbuluam nga pluhuri, as pamë ndonjë re tymi apo pluhuri për pesë ditë, me gjithë kohën e gjatë të qëndrimit në ambiente të hapura, ku shërbehej edhe ushqim i skarës, në lokalet e shumta përgjatë të gjitha rrugëve më frekuentuese, që gëlonin nga mizëri vizitorësh, raca njerëzish nga e gjithë bota?!

Fytyra të shumta vizitorësh tregonin se kishin vërshuar popuj nga e gjithë bota. Kishte nga Kina, Japonia, Evropa, Afrika, Amerika, Ballkani, kurse mosha e tyre sillej nga më të rinjtë deri te më të moshuarit. Kishte edhe të atillë që ecnin me paterica, gojëhapur nga habia dhe të mahnitur me bukuritë që ofronte qyteti i dy perandorive, i pasur me histori shekullore, me të cilën patëm rastin të njiheshim në çdo cep të rrugës, në çdo ambient muzeor, në xhamitë e shumta të ndërtuara nga sulltanë dhe pashallarë të shumtë. Pamë nga larg edhe kishën ortodokse e katolike, që ishin ruajtur të paprekura dhe që shërbenin për popullsinë e besimit të krishterë.

U njohëm edhe me lagjen e “arnautëve”, dikur të varfër dhe ardhacakë të ndrojtur në dhè të huaj, ndërsa sot shumë, pas shumë brezash të lindur dhe të rritur buzë bregdetit evropian, të pasur dhe vendës mu në rrëzë të urës së Bosforit. Përkthyesi na tregoi se aty shtëpitë janë nga më të shtrenjtat në Turqi dhe çmimi i tyre sillet nga 2-200 milionë euro, dhe këto të gjitha prona të “arnautëve”, që ndoshta dikur kishin punuar si mjeshtër të shtrimit me gurë të rrugëve të shumta të Stambollit, që njiheshin si kalldrëm arnaut, njësoj si kalldrëmi në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, tashmë i shkulur. Kurse Turqia dhe Stambolli i ruan me fanatizëm dhe mburrje rrugët e ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë!

Vizituam edhe komunën 1.5 milionëshe të Bajram Pashës. Aty, në katin e sipërm, na shtruan edhe drekë, të cilën e hëngrëm bashkë me të gjithë punonjësit e administratës komunale, të cilët e kishin falas. Pastaj bëmë një takim me dy të rinj shqiptarë, një vlonjat dhe një gjilanas,  studentë të osmanishtes, në fakultetin që mban emrin “Ballkan”, themelues i të cilit ishte një shqiptar me prejardhje nga Maqedonia. Ky fakultet kishte disa degë studimi, ndër to edhe për mjekësi. Për fat të keq nuk u takuam me kryetarin e komunës, për shkak të zënies me punë urgjente, për çka na kërkoi falje përmes zëdhënësit të komunës.

Në murin e vjetër të gjerë rrethues të Stambollit, të ndërtuar që në kohën e perandorisë romake apo edhe më herët, shiheshin gjurmët e dëmtimit, çarjet e shpërthimet nga gjylet e rënda të topave super të rëndë për kohën, të flakëhedhësve e armëve të tjera që u përdorën për “çlirimin” e Stambollit, siç shprehen vendësit. Pamë se në të po punohej për rindërtimin dhe sjelljen në gjendjen para shkatërrimit, që do të jetë mrekullia tjetër e madhe për vizitorët.

Këtë histori të luftës së fundit para rënies së perandorisë romake të lindjes, të njohur si Perandoria e Bizantit, e pamë “të gjallë” në muzeun që mbante emrin “Panorama”. Një muze i ndërtuar së voni e për të cilin ia vlen të merret “mundimi” për ta vizituar Stambollin, nëse për asgjë tjetër. Hyrja në të ishte e thjeshtë, me disa motive dhe histori të shkurtra të ngjarjeve të së kaluarës së hershme dhe më të re, për të zbritur tre kat më poshtë, ku na u shfaq bukuria mahnitëse e shumë pamjeve sa rrëqethëse, aq artistike të betejës së fundit për ”çlirimin” e Stambollit të pamposhtur deri në vitin tashmë të largët, 1453. Gjuha dhe mendimi është i varfër për ta përshkruar ndjesinë e përzier mes habisë, bukurisë, mjeshtërisë, artit, arkitekturës dhe gjakut e trupave të copëtuar të ushtarëve të të dy ushtrive më të mëdha të kohës, që kishin zënë një hapësirë të madhe rrethore, me kuben e “qiellit të dytë”, nën qiellin e vërtetë që atë ditë shkëlqente nga një diell i fortë përvëlues. Ishte një imazh, apo realitet ajo që shikonim të gjithë gojëhapur?!

Ndër luftëtarët e shumtë të pikturuar të të dy ushtrive, siç na shpjegoi shoqëruesi dhe përkthyesi ynë i palodhshëm, dalloheshin edhe disa ushtarë “arnautë” sypatrembur me kësula të bardha që shkonin në sulm dhe nuk ktheheshin më. Sulltan Sulejmani Pushtuesi (Fatihu) e kishte pyetur këshilltarin e vet kush janë ata ushtarë me kësula të bardha, që po sulmojnë e nuk po kthehen mbrapsht. Ai i ishte përgjigjur shkurt: “arnautët”. Sipas kuptimit, epiteti “arnaut” tregon luftëtarët trima sypatrembur.

Dolëm nga muzeu “Panorama” si të trullosur nga ajo që pamë dhe nuk dinim ta shpjegonim ishim ëndërr apo zgjuar?

Statujat dhe citatet e shumta në gur, në mermer, në bronz, në pllaka bakri dhe relieve të babait të Turqisë moderne, Kemal Ataturkut, me prejardhje shqiptare, si shumë shqiptarë të tjerë para tij, që kanë bërë emër dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vjetër dhe më të re të Turqisë, që tashmë njihen nga të gjithë, ishin kudo. Për të gjithë ne që ishim bashkëkombës të tij ishte një kënaqësi, ndjesi e veçantë dhe mburrje të shihje respektin dhe nderin që i bëhej Kemal Ataturkut dhe atyre para tij, që kishin dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rimëkëmbjen dhe bërjen e Turqisë pas shembjes së Perandorisë. Ndjesi e përzier si vetë historia jonë e përbashkët, e ndërthurur, pesëqindvjeçare, që duhet t’i shërbejë të ardhmes, për hir të së nesërmes tonë më të sigurt. E kaluara është e kaluar dhe nuk kthehet, prandaj është imperativ i kohës të shohim dhe të ecim përpara. Historia është histori që flet me fakte kokëforta. E kaluara është ajo që ka qenë, ajo që ka ndodhur, por që duhet të shërbejë për të tejkaluar vështirësitë dhe për të mos u përsëritur gabimet.

Duke mos pretenduar se tregova gjithçka ia vlen të tregohet, po e mbyll këtë përshtypje udhëtimi në Turqi me një konstatim të përgjithshëm edhe të atyre që i kanë rënë kryq e tërthor Evropës Perëndimore: Turqia qenka bërë Evropë, prandaj Evropa duhet ta pranojë në gjirin e vet!

ADVERTISEMENT
Previous Post

Progres në shkollimin e komuniteteve RAE

Next Post

Asambleja Komunale debat për komunën e re të Rogovës dhe taksat

Related Posts

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI
Gjakova Presss

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI

DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE
Gjakova Presss

DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE

KUSH JANË 10 GRATË E SUKSESSHME TË GJAKOVËS
Gjakova Presss

KUSH JANË 10 GRATË E SUKSESSHME TË GJAKOVËS

Intervista: Arsim Gojani- ish futbollist dhe trajner
Gjakova Presss

Intervista: Arsim Gojani- ish futbollist dhe trajner

A I DINI BENEFITET SHËNDETËSORE TË STINËS SË PRANVERËS?
Gjakova Presss

A I DINI BENEFITET SHËNDETËSORE TË STINËS SË PRANVERËS?

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In