Monday, July 7, 2025
Lajme

Universiteti “Fehmi Agani” hap konkursin për studentët e rinj

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka njoftuar se  është i hapur konkursi për regjistrimin e studentëve në studimet Bachelor dhe Master 2025/2026. Aplikimi mund të bëhet përmes platformës online smu.uni-gjk.org dhe  do të jetë i hapur deri më 18 korrik në ora 16:00. Sa i përket studimeve në Bachelor, konkurse janë hapur në Fakultetet  e Filologjisë, në programet Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Gjuhë Angleze, Përkthim dhe Interpretim. Në Fakultetin e Shkencave Sociale studentët mund të aplikojnë në programin, Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale, ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë, në Programin, Shëndet Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *