Vali Maloku në krah të aktorëve me nam
Në premierë botërore të filmit “Zookeeper’s Ëife”, në Varshavë mes Waktorëve të njohur botëror mori pjesë edhe aktori nga Gjakova i cili tash jeton në Prishtinë, Val Maloku. Aktori i ri kosovar shkeli tepihun e kuq dhe pozoi para fotoreporterëve në krah të aktorëve me nam, si aktorja amerikane e nominuar për “Oscar”, Jessica Chastain. Filmi rrëfen historinë e asokohe drejtorit të kopshtit zoologjik, Jan Zabinski, dhe gruas së tij Antonina, të cilët bashkë kishin shpëtuar rreth 300 njerëz, shumica prej të cilëve hebrenj, duke u siguruar strehë në bodrumin e objektit. Fatmirësisht okupuesit nazistë gjermanë asnjëherë nuk e kishin marrë vesh këtë. Val Maloku e luan rolin e djalit të Janit e Antoninas, Ky është edhe një sukses I djaloshit të talentuar. Megjithëse në rolin e tij të parë, filmi “Babai” i solli shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare, si “Aktori më i mirë”, në eventet më të rëndësishme të festivaleve të filmit, në Munih, Kroaci dhe festivalin e “Karlovy Vary”-it. Filmi “Babai” ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën edhe në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’.

Featuring: Val Maloku
Where: Warsaw, Poland
When: 07 Mar 2017
Credit: Newspix.pl WENN.com
**Only available for publication in UK, USA, Germany, Austria, Switzerland**
Vali para filmit që sapo pati premierën, ka luajtur edhe në dy episode me aktorin e njohur Sean Bean, për serialin “Legends”