Vdiç themeluesi I Kirurgjisë Maksillofaciale në Gjakovë dhe Kosovë, Dr. Jashar Dula
Në moshën 75 vjeçare në Prishtinë ka vdekur prof.dr. Jashar Dula, specialist i kirurgjisë maksiofaciale. Ishte ndër specialistët e parë në Kosovë të kësaj lëmie dhe mësimdhënës i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Reparti i parë i Kirurgjisë Maksillofaciale në Kosovës, është hapur në Spitalin e Gjakovës më 1972 nga Dr. Jashar Dula, kurse ka funksionuar deri në fund të vitit 1982.
Ishte autor i një sërë punimesh shkencore të botuara në Kosovë dhe jashtë vendit. Pas pensionimit të tij, prej vitit 2008 punoi si Profesor inordinar në Fakultetin e Mjekësisë “REZONANCA” në Prishtinë duke ligjeruar lëndët përkatëse.
Mbledhja komeorative kushtuar jetës dhe veprës së prof.dr. Jashar Dulës do të mbahet tw mwrkuren në orën 10.00 në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë kurse varrim i tij bëhet në Varrezat e Prishtinës në orën 16.00