Sunday, March 30, 2025
Kulturë

Vehap Shita personalitet i çmuar

Vehap Shita
Vehap Shita flet për jetën e veprën e prof. Zekeria Rexhës në akademinë përkujtimore me rastin e 90-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë më 12 maj 2005.

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare dhe është varrosur në Gjakovë, njëri ndër krijuesit e parë që u mor me kritikë e përkthim të veprave letrare, doajeni i gazetarisë kosovare dhe publicisti, Vehap Shita.  .  Libri i zisë për Vehap Shitën do të jetë i hapur në teatrin e Gjakovës me datën 13 nëntor, prej orës 10-18, ndërsa në teatrin e Prishtinës, më 14 e 15 nëntor.

Me  rastin e vdekjes se Vehap Shites telegram nushellimi familjes Shita I ka derguar kryetarja e komunes Mimoza Kusari Lila e cila mes tjerash shkruan se Vehap shita  Ishte personalitet i çmuar dhe i respektuar gjerësisht nga shokët e luftës dhe të penës, nga kolegët e shumtë gazetarë, poetë e shkrimtarë, veprat e të cilëve i vlerësoi me penën dhe mendimin e Tij të mprehtë. I palodhshëm, i papërtueshëm, i guximshëm dhe dashamirës siç dinte të ishte vetëm Ai, i gëzohej çdo veprimtarie të mirë dhe vinte pa përtesë në Gjakovën e tij të dashur sa herë që e ftonim për të thënë nga tribuna mendimin dhe fjalën e tij të çmuar.

Biografi:

VEHAP SHITA (Gjakovë, 1923), shkrimtar, kritik i teatrit dhe i filmit, njëri nga themeluesit, anëtar i Kryesisë dhe kryeredaktor i Buletinit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Shkup e Prishtinë e studimet universitare të gjuhës e të letërsisë shqipe i ndoqi me korrespondencë në Fakultetin Filozoik të Beogradit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe dy herasgh ra në burg. – në kohën e okupacionit fashist italian më 1943 dhe të okupacionit nazist gjerman më 1944. U burgos edhe pas Luftës së Dytë Botërore nga pushteti i atëhershëm jugosllav në vitet 1947-49, për ç’shkak pati ndërprerje në studimet e rregullta universitare.

Prej vitit 1949 e deri në pension më 1981 është marrë aktivisht me veprimtari publicistike e letrare. Edhe pas pensionimit ka vazhduar të merret me këto aktivitete. Ishte redaktor i Shtëpisë Botuese “Mustafa Bakia”, i Radio Prishtinës, i gazetës “Rilindja”, i revistave letrare “Jeta e re” e “Stremljenja” të Prishtinës, i revistës së teatrit “Scena” të Novi Sadit dhe i Leksikonit të Shkrimtarëve të Jugosllavisë (4 vëllime).

Ishte anëtar i kryesive të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Lidhjes së Gazetarëve të Jugosllavisë; nënkryetar, sekretar dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Kosovës e i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës.  Prej këtyre funksioneve ka vizituar disa shtete të Evropës. Ka bashkëpunuar me të përkohshmet letrare, artistike e shoqërore “Jeta e re”, “Fjala”, “Theatri”, “Jedinstvo”, “Obelezhja” (Prishtinë), “Nëntori” (Tiranë), “Politika”, “Knjizhevne Novine”, “Delo”, “Savremenik”, “Relations”, ”Politika” (Beograd); “Oko”, “Bridge”, “Vjesnik u srijedu”, “Vjesnik” (Zagreb); “Flaka e Vëllazërimit” (Shkup), “Odjek” (Sarajevë); “Pozorishte” (Tuzlla); mandej me radiotelevizionet  e Beogradit, Sarajevës e Zagrebit, etj.

Ka botuar librat “Skena shqipe”, “Kur ndizen dritat” (shqip e serbisht, vështrime, kritika e studime për teatrin), “Gjurmëve të letërsisë” (dy botime, vështrime, kritika e studime për letërsinë); antologjitë e letërsisë shqipe ”Shkëndijat e para” (me Esad Mekulin, Zekeria Rexhën e  Mehmet Gjevorin), “Shtigjet e qëndresës” (shqip e serbisht, me Esad Mekulin e Enver Gjerqekun), “Drama shqipe” (me Hasan Mekulin), “Traganja” (“Gjurimime”, me Rexhep Qosjen),  antologjinë e poezisë së poetëve të nacionaliteteve të Kosovës të përkthyer në maqedonisht për Festivalin e poezisë në Strugë (Maqedoni), vëllimin e pjesëve teatrore “Fëmijët në skenë”, monografitë: “Zekeria Rexha – patriot humanist, intelektual emotiv” (botues “Gutenberg”, Prishtinë, 2007) dhe “Emin Duraku – ‘Qëndresa’ për çlirim e bashkim kombëtar” (botues: Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë, 2011) . Redaktoi e lekturoi librin “Fadil Hoxha – Një jetë në shërbim të atdheut” (botim i Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Naionalçlirimtare të Kosovës, Prishtinë), Veton Surroi: “Fadil Hoxha në veten e parë” (botim e grupit “Koha”, Prishtinë,2010). Lekturoi e përshtati në shqipen e sotme letrare  librin “Poezi të zgjedhura nga Divani i Shamsi Tabrizit”, të përkthyera nga Baba Qazim Bakalli (Gjakovë, 1895-1981) – botim i Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në bashkëpunim me fondacionin kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë me rastin e 800-vjetorit të lindjes së poetit të madh persian Mevlana Xhelaledin Rumi.

Ka për përkthyer rreth 40 vepra letrare të letërsisë botërore në shqip dhe rreth 15 vepra të letërsisë shqipe të përkthyera në serbisht e kroatisht, ndër to romanet e Ismail Kadaresë “Kronikë në gur” (“Kronika na kamenu”, Sarajevë), Kështjella” (“Tvrdjava”, Beograd e Prishtinë), “Dimri i madh” (“Velika zima”, Zagreb), “Tregimet” e Anton Pashkut (“Pripovetke”, Beograd), poezitë e Ali Podrimjes “Në Zotin hetuan gjarprin” (“U bogu su nazeli zmiju”, Beograd), librin e tregimeve të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës “Gjurmime” (“Traganja”), romanet e Anton Pashkut “Oh”, të Ibrahim Kadriut “Kroi i Ilaçit” (“Lekoviti izvor”), të Rexhep Zogajt “Dhuna (“Nasilje”), romanet për fëmijë të Rexhep Hoxhës “Lugjet e verdha” (Zelene doline”), të Vehbi Kikajt “Sarajet e bardha” (“Bijeli dvori” në bibliotekën ”Lektyrë Shkollore” – Beograd, Novi Sad, Prishtinë, Zagreb, Podgoricë, Lubjanë), të Rifat Kukajt “Ariu me harmonikë” (“Medvet sa harmonikom”, Sarajevë) etj. Ka bërë përkthime,  redakturë gjuhësore e lekturë të disa librave në botim Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, të Institutit të Historisë, të Shtëpisë Botuese “Rlindja” të Entit të Tekstve Shkollore e të “Librit Shkollor”  të Prishtinës e të shtëpive të tjera botuese

Kritika, ese e vështrime mbi letërsinë, teatrin dhe filmin shqiptar ka botuar, pos në shqip edhe në serbisht, kroatisht e boshnjakisht dhe të përkthyera në sllovenisht, maqedonisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, turqisht etj. Ka qenë anëtar i jurive të festivaleve jugosllave të filmit artistik në Pulë e dokumentar në Beograd e Prishtinë, të teatrove profesionale e amatore të Serbisë, të Kosovës e të Vojvodinës në Novi Sad, Nish, Prishtinë, Zajeçar, Kullë, Ferizaj, Gjilan etj. Ka qenë anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për kritikë të tetarit e teatrologji me seli në Vjenë, i Këshillit dhe i Tribunës së Festivalit të Sterjes në Novi Sad etj. Është shpërblyer me dekorata, çmime e mirënjohje, ndër të cilat edhe me shpërblimin për kritikë letrare nga Këshilli Ekzekutiv i Kosovës, shpërblimet e “Jetës së re” e të “Rilindjes” për veprimtari letrare, publicistike e përkthime letrare, shpërblimin e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës  për teatër 2009, Mirënjohjen për vepër jetësore  në fushën e letërsisë  të Kuvendit të Komunës së Gjakovës (2008), me Mirënjohjen e Nëntorit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës  etj. …

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i Përkthyesve Letrarë të Kosovës, i Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë etj.