Wednesday, April 2, 2025
Aktuale

12 të infektuar, 10 të shëruar

Numri i të infektuarve nga Covid 19, gjatë 24 orëve të shkuara në komunën e Gjakovës ka shënuar rritje krahasuar me ditët e shkuara.

Të enjten është raportuar për 12 raste të reja të të infektuarve me covid 19 duke e ngritur numrin e përgjithshëm në  2 mijë e 163, ndërsa janë shëruar 10 pacientë duke e ngritur numrin e të shëruarve në 1 mijë e 860. Virusit korona nuk kanë arritur ti mbijetojnë 95 persona të infektuar.

Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 208 raste aktive me covid 19.

Spitali i përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë mbetet qendra kryesore e shërimit  për pacientët e infektuar me virusin Corona. Sipas raportit të sotem, në repartet e këtij spitali, nën përkujdesjen e mantelbardhëve janë 50 pacientë 5 më pak se dje. Prej tyre 22 janë të konfirmuar pozitiv, e po aq 22 pacientë janë konfirmuar negativ. Të pakonfirmuar janë 6 pacientë. Me oksigjenoterapi janë 30 pacientë ndërsa në gjendje më të rënduar janë 2 pacientë që janë në respirator. Nga stafi mjekësor sot nuk ka asnjë të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *