Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajme

114 mijë votues gjakovarë të dielen mundë të votojnë  në 34 qendra votimi

Në komunën e Gjakovës këtë here në zgjedhjet e parakohëshme  do të jenë 34 qendra votimi ,  6 më shumë se në zgjedhjet e kaluara ku votuesit gjakovarë në 143 vendvotime  do të votojnë për deputet të Kuvendit të Kosovës.,.Sipas Listes së votuesve të Komisionit Qendror Zgjedhor  këtë të diele nga komuna e Gjakovës kanë të drejtë vote  114 mijë votues.

Të shtunën  përfundon fushata elektorale e subjekteve dhe koalicioneve politike, gjate se ciles kanë paraqitur para elektoratit të tyre planet për qeverisjen e ardhshme. Fokusi i tyre gjatë këtyre ditëve ishte kryesisht te zhvillimi i ekonomisë, ku përfshiheshin rritja e buxhetit, zbutja e papunsisë, përkrahja për bizneset dhe prodhuesit vendor, po nuk munguan as premtimet për rritjen e pagave e pensioneve.

E derisa neser  është heshtje zgjedhore, të dielën, duke filluar nga ora 7,  janë 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë të Kosovës me të drejt vote që do ta kenë mundësinë të votojnë për subjektin apo koalicionin politik, si dhe për deputetët që do t’i përfaqësojnë në mandatin e ardhshëm. Nga ky numër mbi 150 mijë të rinj, të cilët kanë mbushur 18 vjet, do të votojnë për herë të parë të dielën më 11 qershor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *