15 vjet të Kolegjit Mehmet Akif
17 nxënës të Kolegjit Mehmet Akif të Gjakovës janë nderuar me mirënjohje në solemnitetin e organizuar në Prishtinë me rastin e 15 vjetorit të fillimit të punës në Kosovë. Medalet i ndanë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ambasadorë, drejtorë të shkollave, mësues, familjarë bashkë me nxënësit dhe shumë mysafirë të tjerë.
Gjatë ceremonisë drejtori i Përgjithshëm i Kolegjeve “Mehmet Akif”, Mustafa Erdem, ka shprehë dëshirën që pas 15 vitesh të vazhdojë rritja cilësore edukative në këto shkolla. Gjithashtu Ministri I Arsimit Arsim Bajrami ka falënderuar drejtuesit e Kolegjeve duke vënë në dukje rëndësinë që kanë këto shkolla për Kosovën.
Më pas në skenë dolën mbi 50 nxënës nga këto shkolla që kishin marrë medalje në garat shkencore ndërkombëtare në mesin e të cilëve edhe 17 nxënës gjakovarë. Kolegji Mehmet Akif në Gjakovë ka filluar punën në vitin 2010.