Monday, September 2, 2024
Lajme

17 Maji, Dita e dëshmorëve të Gjakovës

Nesër shënohet 17 Maji, Dita e dëshmorëve të Gjakovës. Organizata e veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjakovë ka  bërë përgatitje për ta shënuar   Ditën e dëshmorëve  dhe ditën e çlirimit të Shqiponjës,  ish Jabllanicës.  Në vitet e 90’ta ky fshat u shndërrua në çerdhe të lirisë dhe në vatër të rezistencës. Jorastësisht Shqiponja (ish-Jabllanica) e Dushkajës është zona e parë e çliruar në Kosovë, pikërisht më 17 maj të vitit 1999.

Edhe kjo datë do të përshkohet me Lavdinë  e përjetshme për  Heronjtë, Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë .  Për të nderuar dëshmorët dhe martiret e Gjakovës do të bëhen homazhe, filimisht prej ores 10.30 në qender të qytetit tek Lapidari i lirisë. Sipas OVL UÇK-së  homazhet prej ores 11.00  bëhen në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë, ndërsa për shkak të rrethanave të krijuara nga virusi COVID 19 nuk do të mbahet tubimi tradicional.  Kjo organizatë ka  lutur  të gjithë që të zbatojnë rregullat e caktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.  Rregullat që duhet  zbatuar familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët dhe qytetarët  gjatë homazheve janë: distanca 1.5 metra dhe vendosja e maskave mbrojtëse.

Kryetari i Organizatës së veteranëve të UÇK-së, në Gjakovë Sadri Hoxha ka uruar për 17 majin ditën e Dëshmorëve, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët e qytetarët. Ai i ka thënë Radio Gjakovës se  17 Maji është një ditë e veçantë për faktin se na rikujton rrugën e vështirë dhe plot vuajtje për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

”Në këtë ditë nderohet kujtimi i sakrificës së djemve e vajzave që rrokën pushkën për liri e pavarësi. Njëkohësisht kjo datë është edhe një  zotim  në vazhdimin e amanetit të dëshmorëve , për ta mbrojtur lirinë e fituar me mund e gjak dhe  për ta zhvilluar ekonomikisht vendin. Ne jemi krenar që ishim bashkëluftëtar me ta”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *