Për dy ditë 120 të infektuar, nuk ka ndodhur deri me tash!
Duke neglizhuar masat mbrojtëse, bartjen e maskës, shmangia e grumbullimeve të njerëzve dhe ruajtja e e distancës, Covid 19 po përhapet me të madhe në komunën e Gjakovës. Gjatë 48 orëve të shkuara janë konfirmuar edhe 120 raste të reja, që paraqet numrin më të madh që nga fillimi pandemisë. Në dy ditë rresht ka pasur nga 60 të infektuar. Numri i përgjithshëm nga fillimi i pandemisë e deri me sot ka arritur në 3 mijë e 708 raste. Gjatë 24 orëve janë shëruar vetë dy pacientë duke arritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në gjithsejtë 2 mijë e 972 pacientë. Korona virusit nuk i kanë mbijetuar 121 persona që nga 13 marsi i vitit të kaluar. Aktualisht në komunën e Gjakovës ka numër të madh të rasteve aktive me Covid, gjithsejtë 615.
Sipas raportit te sotëm, në repartet e spitalit Isa Grezda janë të hospitalizuar 93 pacientë. Nga Shqipëria janë 14 pacientë. Nga numri i përgjithshëm 81 pacientë janë të konfirmuar pozitiv, 53 janë në oksigjenoterapi, dy në CPAP maskë dhe dy në respirator. Nga stafi mjekësor me Covid 19 janë 3 mjekë , 4 infermierë, dhe 2 tjetër nga stafi mbështetës.,