Me fitoren ndaj Yllit, KB Vëllaznimi mbanë shpresat për mbijetesë
Basketbollistët e Vëllaznimit të shtunën në mbrëmje kanë shënuar fitore të vlefshme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 60:56 (13:12, 12:9, 16:20, 19:15), në kuadër të javës së 26-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Kjo fitore mbanë gjallë shpresat për mbijetesë në elitën e basketbollit të Kosovës. Deri në fund kanë ngelur edhe dy ndeshje, në Gjakovë me Sigal Prishtinën dhe në Pejë me skuadrën vendase. Vëllaznimi tani ka 9 fitore dhe 17 humbje, duke grumbulluar 35 pikë, aq sa ka edhe Trepça dhe një më shumë se Sigal Prishtina, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më shumë.
Në takimin e sotëm te Vëllaznimi u dalluan Emmanuel Emogbo me 17 pikë e 11 kërcime, Ty Nichols me 15 pikë dhe Robert Shestani dhe Andi Shehu me nga 11 pikë.