Monday, June 10, 2024
Kulturë

Mitingu i Poezisë mbahet në muajin Maj

Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”,  ka hapur konkursin për Mitingun e Poezisë 2021. Me këtë rast edhe këtë vit, do të ndahen çmimet për kategoritë  si: Çmimi “Din Mehmeti” për librin më të mirë me poezi të botuar ndërmjet dy mitingjeve, çmimin “Teki Dervishi” për  librin më të mirë me prozë. Konkursi për  të interesuarit për aplikim është i hapur deri më 5 maj.  Mitingu i sivjetmë është i 57-të me radhë dhe pritet të mbahet në muajin maj.  Edhe pse në kushtet e pandemisë globale, Kryesia e Klubit letrar “Gjon Nikollë  Kazazi” po bën përgatitjet e duhura për të realizuar traditën e Mitingut.

Përveç çmimeve “Din Mehmeti”  dhe  “Teki Dervishi” edhe këtë vit do të ndahen çmimet tradicionale, si  çmimi “Ali Podrimja” për Poezinë më të mirë të lexuar në mbrëmjen qëndrore letrare, çmimi “Nënë Tereza”i cili i ndahet poetit ndërkombëtar, pjesëmarrës në Miting dhe çmimi “Yllka Domi” i cili i ndahet talentit të ri, pjesëmarrës në Miting.  Për shkak të rrethanave me pandeminë, mitingu i vitit të kaluar ishte mbajtur online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *