Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19
Komuna e Gjakovës ende mbetet në krye të komunave me numrin e madh të të infektuarve me Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 44 raste të reja , duke e ngritur numrin e të infektuarve qe nga fillimi i pandemisë në 4 mijë e 626. Ka pasur 27 persona të shëruar duke arritur numrin e të shëruarve në 3 mijë e 855 pacientë. Deri me tash nga Sars cov 2 kanë vdekur 140 persona nga komuna Gjakovës. Problematike mbetet numri i madh i rasteve aktive që ka arritur në 631.
Tollovit dhe grumbullimet në furrat e Gjakovës në mbrëmje për furnizim me samunat tradicional të Ramazanit, dje ka dhënë një element shtesë të rrezikut nga përhapja e virusit korona.
Ndryshe, në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë për Covid-19, sipas raportit të sotëm po trajtohen 64 persona, prej tyre 47 janë të konfirmuar pozitiv. Në mesin e pacientëve që po trajtohen janë edhe 3 nga Shqipëria. Nga numri i të hospitalizuarve, 37 janë me oksigjeno-terapi dhe një me CPAP. Në mesin e pacienteve që po trajtohen janë edhe 3 infermierë dhe 5 nga stafi tjetër i spitalit.