Tuesday, June 4, 2024
Sporti

Fillon ndërtimi i pjesës perëndimore të Stadiumit të futbollit

Pasi kanë përfunduar punimet vrazhda në ndërtimin e tribunës së njërës anë të stadiumit, tashmë kanë filluar punimet edhe në ndërtimin e pjesës perëndimore, e njohur si pjesa kryesore e stadiumit të futbollit në Gjakovë. Punimet në ndërtimin e këtij stadiumi modern kanë nisur në Maj të vitit të kaluar dhe për fazën e parë janë ndarë 1.1 milion euro.

Tifozeria gjakovare mezi po pret përfundimin e këtij projekti si investim i Ministrisë së Kulturës, rinisë dhe Sporteve të Kosovës,  që krijon kushte të favorshme për ndjekjen e ndeshjeve të futbollit në Gjakovë. Mjetet e ndara për ndërtimin e këtij stadiumi me rreth 13 mijë ulëse kalojnë shifrën 10 milionë euro. Kur të kryhen të gjitha punimet Gjakova ta ketë stadiumin e kategorisë së II-të sipas kritereve të UEFA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *