Tuesday, April 2, 2024
Sporti

FC LIBURN për herë të dytë mposht Prishtinën 01, shkon në finale

Libruni është pranë titullit kampion pasi të martën në mbrëmje në Prishtinë u zhvillua ndeshja e dytë gjysmëfinale e Play-Off ndërmjet Prishtina 01 dhe Liburnit.Pas një ndeshje shumë të fortë ndeshja përfundoj me rezultat 0-3 në të mirë të Liburnit (pjesa e parë 0-0) dhe kështu Liburni plasohet në Finalen e Madhe pas dy fitoreve.Ndeshja e parë në Gjakovë përfundoj me rezultat 4-1.

Golashënues për Liburnin ishin: Selmanaj me 2 gola dhe Qerimi realizoj 1 golë.

Liburni në Finale pret fituesin nga ndeshja tjeter gjysmëfinale Liqeni dhe Mabetex Prishtina, ku ndeshja e dytë zhvillohet neser në Drenas.

Në ndeshjen e parë realizoj fitore Liqeni në Prishtinë,nëse shënon fitore neser Liqeni në ndeshjen e dytë plasohet në finale,në të kundërtën do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *