Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!
Rënia e nivelit të ujit dhe mbeturinat e hedhura në lumin Krena, përgjatë shtratit të ndërtuar, po i japin imazh të keq kësaj zone mjaftë të frekuentuar të Gjakovës në këtë vapë. Hedhja e shisheve plastike dhe gjërave tjera të çfarëdollojshme me rrymimin e vogël të ujit në këto temperatura deri në 37 gradë celciuz flet për një ves të keq të disa bashkëqytetarëve tanë.
Duke e parë këtë gjendje punëtorët e KRM Cabrati sipas marrveshjes me Komunën, kanë filluar pastrimin e shtratit të lumit Krena me porosinë që të ruhet pastërtia e lumit dhe të mbrohet bukuria e kësaj zone, në vecanti kur në këto ditë e mbrëmje të nxehta është e mbushur me vizitor..