Monday, June 10, 2024
Gjakova Presss

Në Gjakovapress 164: Nga ditari i kujteses për Gjakovën

KISHIM EDHE GËZIMIN E MËSUESES

Shkruan: Samile SEFA – HARAÇIJA

Qyteti im, veç të tjerash, është për t’u lakmuar edhe për pozitën gjeografike…. Mespërmes ecën Krena, si një zojnë e rëndë. Fëmijët, të gjithë, e patëm kënaqësi; dëfrim, freski të ditëve me vapë, në vitet pesëdhjetë.

Krena, “rri urtë”, nuk tërbohet të hajë jetën e ndonjë fëmije a të rrituri siç bëjnë gati çdo vit Ereniku e Drini. Megjithatë, i duam sa Krenën. Ja, dy lumenj freskojnë të rriturit dhe Krena në mes e Llukaci përskaj qytetit, fëmijët. Ky ishte qytetit ynë me katër lumenj e dy Vija Uji (përroska) ai loti; me bahçe; me mure oborresh e sokaqesh të gëlqerosura; kopshte si në  pikturë; përtrojca përplot rrush e Çabratin e mrekullueshëm dëng me bilbila, dallëndyshe, hutinë, thëllëza, kumri, harabela e ç’nuk tetër. Në njëfarë mënyre i ngjante një saraji të madh se edhe rrugëve e rrugicave pastrërtia ishte në nivel të duhur.

Sa gëzime kanë vera e pranvera këtu, kanë edhe vjeshta e dimri. Në vjeshtë, hidhemi përpjetë nga gëzimi, kur në përtrojca vilet rrushi, se do vemi te Nandaja që e duam shumë. Një muaj të tërë me kuce e me mace. Si në dasmë. Vija e Mullirit gurgullon në fund të oborrit që, u bënë fëmijve mishin puprricë – puprricë ditën dhe natën i përkund në djepin e ëndrrave të bukura, pa ngrënë në darkë, hasudenë e shijshme të Nandajës… Vjeshta për ne kishte edhe gëzimin tjetër, atë të zushës….

Zusha është skalitur në kujtesën e të gjithë atyre që e njohën. I madh e i vogël e donin mësuesën EMINE SHEHDULA – TAHA (ish-mësuese e “Skanderbegit”). Atë nuk e lejonin të punonte, se paraqiste rrezik.

Zusha ishte një grua që kishte diçka të veçantë…  E veshur në të zeza kokë e këmbë. Vinte e mbushur shtatmesme. Vijat e bukura të fytyrës së venitur tregonin se ajo vuante për diçka të madhe. Neve, si fëmijë që ishim, nuk na e thoshin… Shtëpia, ku banonte, ishte ngjit me atë të Nanadajës. Fshtehtas, npërë deriçkën e bahçes hynin në kopshtin e saj. Tërë sy  bëheshin. Ngaqë e donim, zgjateshim në majë të gishtërinjve për ta parë ç;bënë ajo: si e ku ulet, si e çfarë punon (nëse punon, se është mësuese), si ushqehet, e shumë si-ja të tjera. U fshehëm në mes të lulembrëmjeve e lulezileve. Sot dielli ndriçon. Ao rri ulur në karrige bahçeje mbi shilte të kadifenjtë. Zakonisht kështu bënë. Lexon, apo rrallë, thurë dantela mendafshi. Të strukur rrijmë ndër lule. Ia shohim vetëm kokën. Flokët e thinjur i mbanë të lidhur në rrëzë të qafës. Profili i saj na vë para një MËSUESEJE. Njerit prej nesh poleni i shebojave a i janseminëve ia gudulisi hundën. E teshtitja e tij “na zbuloi”. Zusha na pa. (nuk është herë e pare që bëjmë ne kështu). Djersë të ftohta nga turpi na përshkruan trupin. Hoqi syzet. La librin mbi tavolinë. U ngrit. Pup – pup, duke shkelur lehtë mbi barin e gjelbër të këmbësores të kalldrëmtë. U afrua. Të gjithëve na i….

Gjeresisht në Gjakovapress 164-online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *