Saturday, April 27, 2024
Sporti

Fiona Polloshka tenistja më e mirë e Kosoves

Fiona Poloshka
Fiona Polloshka e klubit të tenisit Sporek nga Gjakova u shpall tenistja e vitit. Për Fionën ky është titulli i tretë më të mirit si teniste e vitit. Tenistja gjakovare nga vitit në vit po shënon suksese në garat të ndryshme dhe turnire, duke u bërë shembull për sportistët kosovar ndërkohë që këtë vit, për habi,  nuk ishte as  në listën e  10 më të mirëve të komunës së Gjakovës!
Fiona Poloshka 2014
Në një ceremoni të mbajtur  në Prishtinë, Federata e Tenisit të Kosovës shpalli laureatët e vitit 2014. U ndanë shpërblime për tenistët më të mirë për të gjitha kategoritë e moshës të sportit të tenisit si dhe për arbitrin, punëtorin, trajnerin dhe për klubin më të mirë të vitit që e lamë pas. Me mirënjohje u shpërbluen edhe personalitetet që ndihmuan në zhvillimin e sportit të tenisit.
Në konkurrencën e meshkujve Gurash Hasani tenist i klubit të tenisit Prizreni u shpall tenisti më i mirë në Kosovë. Ky është titulli i shtate i më të mirit për Hasanin që një pjesë të karrierës së tij sportive e ka kaluar duke ushtruar dhe luajtur tenis në Gjermani.