8 të infektuar dhe 8 të shëruar!
Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid 19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne 1 mijë e 979 . Nga ky numër të shëruar janë 1 mijë e 357. Vetëm gjatë 24 orëve të shkuara janë shëruar 8 pacientë të cilët i janë kthyer përditshmërisë. Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 529 raste aktive me Covid-19. Virusit korona, nga fillimi i pandemisë, në muajin mars, nuk kanë arritur ti mbijetojnë 93 persona.
Në spitalin e Gjakovës, sipas raporti të sotëm janë 67 pacient që po trajtohen për COVID-19, prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 42. Nga ky numër i të trajtuarve, 44 janë në oksigjeno terapi, ndërkaq gjendjen më të rënduar e kanë 2 pacientë që janë me CPAP maskë dhe një në respirator.
Sa i takon personelit shëndetësor të Spitalit, sot është raportuar për 2 mjek, 7 infermier dhe një nga stafi tjetër, të cilët janë duke u shëruar nga Covid 19