Sunday, April 28, 2024
Gjakova PresssKulturë

Edhe një garë ndërkombëtare për fotografin Shkelzen Rexha

Shkelzen RexhaFotografi akademik gjakovar Shkelzen Rexha është përzgjedhur në mesin e 54 fotografëve nga e tërë bota për të marrë pjesë në edicionin e pestë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë “Pre Foto 2015” që mbahet në Preshevë. Nga organizatori bëhet e ditur se në këtë edicion fotografitë e përzgjedhura janë nga fotografë të shteteve si: Francë, Zvicër, Ukrainë, Indonezi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kanada, Gjermani, Serbi, Maqedoni, Turqi, Irlandë, Kroaci dhe Mali i Zi. Sipas tyre 54 fotografët pjesmarrës janë përzgjedhur në mesin e 200 fotografëve që kanë aplikuar për pjesmarrje në këtë aktivitet ndërkombëtar. Ndryshe, fotografi Rexha vetëm pak kohë më parë ka fituar dy çmime ndërkombëtare të niveleve më të larta të fotografisë, ndërsa me të drejtë pritet që edhe në këtë festival ai të kthehet me sukses të plotë.