Reagon edhe Teatri i Gjakovës, solidarizohet me artistët e Shqipërisë
Një aksion simbolik është mbajtur të dielën brenda Teatrit Hadi Shehu në Gjakovë, në shenjë solidarizimi me artistët në Shqipëri, të cilët po protestojnë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar Shqiptar.
“Në shenjë solidariteti me përpjekjen gati 3 vjeçare te artisteve ndaj mos rrënimit te godinës historike të Teatrit Kombëtar -Tiranë, shprehim indinjatën tonë dhe kundërshtimin tonë për këtë veprim ndaj Teatrit e sidomos ndaj aksionit me dhunë ndaj artisteve dhe aktivisteve që ishin ne mbrojtje të Teatrit.”, ka thënë Edi Kastrati, drejtor I teatrit të qytetit Hadi Shehu në Gjakovë.
Ai ka shtuar se, kishin planifikuar që ti bashkëngjiten kolegëve në Prishtinë para Teatrit Kombëtarë për të protestuar, por për shkak të pandemisë Covid 19, solidarizimin dhe protestën simbolike, kundër rrënimit, me maska e dorëza dhe pankarta në duar, e kanë realizuar në Gjakovë.