Monday, June 2, 2025
Lajme

Kujdes, mos e keqpërdor ujin e pijes!

Muajt e veres konsiderohen si muajt e keqpërdorimit të ujit. Por, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, gjatë gjithë kohës është duke kontrolluar dhe inspektuar punën në teren duke ekzekutuar planin në rritjen e efektshmërisë, nëpërmjet ekipeve  përkatëse, në të gjithë zonën e shërbimit në  Gjakovë, Rahovec dhe Prizren. “Ekipet janë duke identifikuar keqpërdorime të ndryshme të cilat bëhen në rrjetin e  ujësjellësit, përfshirë këtu dhe kyçjet ilegale apo të paautorizuara. Vetëm gjatë këtyre ditëve ekipa e kontrollës gjatë inspektimit, ka identifikuar 6 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, Gjakovë 2, Cermjan 1, si dhe Piran 3. Ndaj personave përgjegjës KRU “Gjakova” do të inicojë procedurat ligjore.”, thuhet në njohtimin e Kru Gjakova e cila kujton se çdo ndërhyrje – lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit përbën vepër penale, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kru Gjakova Apelon  tek konsumatorët që të tregojnë përgjegjshmëri në shfrytëzimin e drejtë të shërbimeve nga rrjeti i Ujësjellësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *