Wednesday, April 2, 2025
AktualeLajme

Gjendja e sigurisë në Komunën e Gjakovës është stabile

gjakova149zjKëshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në takimin e rregulltë që ka mbajtur të merkurën  në focus ka pasur  qenë gjendja e sigurisë në Komunën e Gjakovës gjatë fushatës së zgjedhjeve locale 2013, dheme këtë rast ka konstatuar se deri më tani situata ka qenë normale, pa incidente, ndërkohë që është apeluar  që fushata të ketë vijueshmëri normale.

Konstatimin për gjendje stabile të situates së sigurisë në komunë, pos kryetarit të komunës Pal Lekaj,nën kryesimin e të cilit u mbajtë mbledhja,   kanë dhënë edhe komandanti i Stacionit të Policisë, eprori Kristë Gjokaj, Bedri Cahani, kordinator i Grupeve Vepruese për Siguri në Bashkësi dhe gjithë të tjerët të pranishëm.

Për normalitet është apeluar që të vazhdohet edhe gjatë ditës së zgjedhjeve dhe se policia ka dhënë zotimin për siguri maksimale, përfshië edhe depon e materialit votues.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, sic njohton Zyra për Infoirmime KK të Gjakovës  është bërë shqyrtimi i planit për mirëmbajtjen e rrugëve komunale gjatë sezonit dimëror. Besim Shllaku, zyrtar i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka pohuar se kjo drejtori ka kryer të gjitha procedurat për shpalljen e tenderit për përzgjedhjen e firmave të cilat do të jenë të obliguara të bëjnë pastrimin e rrugëve urbane dhe rurale nga bora dhe të bëjnë shpërndarjen e kripës në rrugë. Pas shpalljes së tenderit ka bërë përzgjedhjen e dy firmave të cilat do të merren me pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës sipas nevojës. Firma të përzgjedhura janë: “Çabrati” për rrugët urbane dhe NPN “Lekaj” për rrugët rurale. Kontrata me firmat e cekura është bërë për dy vite, për sezonën 2012/2013 dhe 2013/2014.