Saturday, March 29, 2025
AktualeLajme

Përgëzimet e Kryeimamit të Gjakovës për festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit,  kryemami i Bashkësisë Islame të Gjakovës, Visar efendi Koshi, pasi ka vlerësuar lartë rëndësinë e kësaj feste për besimtarët e besimit islam ka dhënë edhe  mesazhin e festes për solidaritet dhe mirëqenie. Ai ka kujtuar ritet tradicionale per festen dhe ka uruar festën e Kurban – Bajramit,  duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.

xhamia e hadumitMes tjerash, kryemami i Gjakovës Visar Koshi  kërkoi që këmbimi i urimeve të bëhet drejtpërdrejtë përmes vizitave mes familjeve duke qenë kështu më i ngrohtë se sa një traditë jo e mirë e urimeve virtuale përmes internetit dhe SMS-ve që po praktikohet viteve të fundit. Koshi theksoi se tradita e Gjakovës për këtë festë është për tu lavdëruar sepse gjakovarët në prag të festës rregullojnë e pastrojnë varrezat, zbukurojnë ambientet familjare dhe rrugët duke e bërë festën më madhështore.