Finalizohet projekti i sh.f “Kelmend Rizvanolli” për Kopshtin me lule
Projekti i nxënësve të klasave të pesta Kosovizion contest që organizohet në të gjithë vendin e që ka për qëllim të nxjerrë vizionin e fëmijëve për të ardhmen e Kosvës ka bërë fitues edhe nxënësit gjakovarë të cilët këto javët e fundit po I finalizojnë projektet e tyre fituese. Pas shkollave fillore Emin Duraku dhe Zekirija Rexha, të merkuren edhe nxënësit e klasës e pesta- 3, të shkollës fillore Kelmend Rizvanolli me mësuesen Pranvera Myha , me një program kulturo artistic finalizuan projektin e vet në titukl Kopshti shkollës në kuadër të Kosovizion 7.
Mësimdhënësja Pranvera Myha tha se me kontributin e nxënësve u arrit që të pasurohet shkolla me shumë lule të bukura duke u bërë më joshëse për gjithë nxënësit. Pos punës së palodhëshme që këta nxënës bënë në mbjelljen e luleve në kopshtin e shkollës së re, ata u treguan edhe talent të mirë të veprimtarive jashtëshkollore. Sot ata shfaqen program me recitime, këngë e vallëzime që u duatrokiten nga bashkëmoshatarët, prindërit dhe mysafirët tjerë.