Friday, March 28, 2025
Sporti

Hendboll: Kampi i talentëve në Gjakovë

kampPerseri Gjakova qender e hendebollit. Në Pallatin e Sportit ‘Shani Nushi” në Gjakovë  është duke u mbajtur Kampi veror tradicional i 15-ti me radhë në kategorinë e meshkujve, që organizon Federata e Hendbollit e Kosovës në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nën përkujdesjen e përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës, Alfred Llazari si dhe të kryetrajnerit të përfaqësueses A, Taib Kabashi, me grupmoshat U-17 është duke punuar trajneri Fatmir Muhaxheri ndërkaq me U-15  Jeton Havolli. Më saktësisht në kampin e hendbollit në Gjakovë, janë duke u përgatitur  hendbollistët  e rinj te lindur ne mes të viteve  1996 dhe 1997, gjegjësisht 1998 dhe 1999.
Mes talnetëve të rinj janë edhe hendëbollistët e Vëllaznimit të Gjakovës: Flamur Gaxha, Egzon Lluka, Vitar Mamusha   Arijan Bakija dhe Artan Luzha .
Kryetrajneri i përfaqësueses “A”, Taib Kabashi, ka thënë se bëhet fjalë për një punë në kontinuitet të Federatës së Henbollit të Kosovës me kategori të reja, nga të cilët presin që të dalin anëtarë të rinj të përfaqësueses. Ndryshe, pas përfundimit të kampit në kategorinë e meshkujve i cili do të zgjatë një javë, në Pallatin e Sportit “Shani Nushi” në Gjakovë, me 1 gusht, starton  kampi për grupmoshat e reja në konkurrencën e femrave.