Rrufeja godet por pa pasoja
Edhe gjatë 24 orëve të shkuara territorin e komunës së Gjakovës e ka përcjellë një mot i ndryshueshëm me periudha kohore me shi dhe bubullimë e vetëtimë. Të mërkurën pasdite, vetëtima ka qenë e intensitetit të lartë. Ajo ka goditur në dy raste duke djegur një shtyllë elektrike dhe një orë elektrike në një familje në qytetin e Gjakovës. Në të dyja rastet kanë intervenuar ekipet profesionale të zjarrfikësve gjakovarë, ndërsa zjarret janë shuar pa pasoja.(