Shpetim Ahmetaj Sportist i Vitit , KB Vellaznimi më i miri
Komuna e Gjakovës ka shpallur sportistët më të mirë për vitin 2014. Sportist I vitit është shpallur për herë të dytë radhazi,kampioni botëror në Kik boks, Shpetim Ahmetaj nga klubi I boksit Sport Center në Gjakovë.
Në listën e 10 sportistëve më të mirë të Gjakovës u radhiten edhe portiere Altik Muhaxheri I KF.”Vëllaznimi”, basketbollisti Genti Zeka I KB Vëllaznimi, portiere I hendëbollit Arbër Curri I KH Vëllanimi, hendëbolistet Elma Kamberi, KH Vëllaznimi dhe Valerina Malaj, KH Shqiponja, pastaj basketbollistja Ilda Zeka nga KB Vëllaznimi, futbolisti Arbër Dobroshi I FC Liburn, Sali Riza kërcyes nga Ura e Fshenjtë dhe futbollisti I KF Luftëtari, Robert Berisha.

Komisioni shpalli edhe klubin më të mirë për këtë vit, epitet ky që I takoi Klubit të Basketbollit Vëllaznimi, ndërsa trajneri më I mirë I takoi Hashim Rracit nga po ky klub.
Gjyqtarët më të mirë u zgjodhën Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi, dyshja e gjyqtarëve të hendëbollit që kanë referuar edhe në garat ndërkombëtare. Punëtori sportive u shpall Fadil Gjoshi I KB Vëllaznimi ndërsa mbështetësit e sportit gjakovarë u shpallën Abaz Beqa, Artan Nimani dhe Skender Alija.
Komisioni për zgjedhjen e sportistëve të vitit, me mirënjohje nderuan edhe talentët e rinjë që kanë arritur suksese gjatë vitit 2014: Kareteisti Valnor Mehmeti në kategorinë e fatosave, futbollisti Ermal Shunjaku, kadetja skitare Fjolla Xharavina dhe juniori Arbes Kusari.
Për rezultate të mira u nderuan Shkolla e futbollit të KF Gjakova dhe Shoqata e Bjeshkatarëve Pashtriku.
Si cdo vit edhe me këtë rast u nderuan me mirënohje edhe veteranët e sportit: Këtë radhë me këtë epitet u nderuan Luljeta Kaqi Vuniqi, ish basketbolliste, Fitnete Pruthi Morina ish hendëbolliste dhe kërcyesca e vetme femër nga Ura e Mostarit dhe kampione nga Ura e Fshenjtë Gongje Xhiha Basha.
Manifestimi I zgjedhjes së sportistit të vitit me organizim të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sporte të Gjakovës u mbajt në skenën e programit festiv “Gjakova feston” , në Namazgjahun e Gjakovës, ku mbizoteronin temperatura tejet te uleta, I shoqëruar me një program artistik ku ishin edhe mysafirët special, boksierët Haxhi Krasniqi dhe Arnold Gjergjaj si dhe futbollisti Granit Xhaka.