Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Bora gati një gjysme metre

bora 1 carshia

Gjakovën që nga ora 7 e mëngjesit e ka përfshirë një mot me reshje bore dhe temperatura të ulëta që janë duke vazhduar edhe në orët e mbrëmjes të së dielës. Derisa në qytet trashësia e borës ka arritur deri në 40-50 centimetra, në zonat rurale trashësia e borës është shumë më e madhe.
Derisa bora e sotme ka gëzuar më të vegjlit dhe adhuruesit e skijimit, dhe i është bashkuar atmosferës festive të fundvitit, në anën tjetër bora e sotme dhe akulli ka vështirësuar qarkullimin e trafikut. Nga orët e herëshme të mëngjesit të dy këto kompani kanë filluar me pastrimin e rrugëve kryesore e ne veçanti po pastrohen tatpjetat dhe rrugët që shpijnë drejtë institucioneve shëndetësore. Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinën së dimrit në brendi të qytetit është Ndërmarrja “Çabrati”, kurse Kompania “Lekaj” përkujdeset në mirëmbajtjen e rrugëve që shpien drejt fshatrave të komunës. Zona që paradite ishte në gjendje më të vështirë ishte zona e Dushkajës nga fshati Cermajn deri në Shqiponjë, kanë njoftuar banorë të kësaj zone.
Burim Meqa, drejtor I drejtorisë për Shërbime Publike në KK të Gjakovës thotë se që nga mëngjesi kompanitë pastruese janë në veprim. Megjithatë reshjet e vazhdueshme po e vështirësojnë me të madhe punën e pastrimit të borës, sepse rrugët sërish po mbulohen. Gjendja më e rëndë ishte në tatëpjeta ku pati ngecje dhe aksidente trafiku me dëme materiale.

Meca ka thënë se qytetaret duhet ti shmangen daljeve në rrugë me automjete pa ndonjë nevojë të madhe si dhe të mos parkojnë veturat në rrugen kryesore.

Shoferët këshillohen për ngasje të kujdesshme. Ndërkaq kujdes duhet pasur edhe këmbësorët, meqë edhe trotuaret janë të mbushura me borë dhe akull.