Tuesday, April 1, 2025
AktualeSporti

Fundjavë e sportit, Shqiperia fiton

Ngjarjet sportive të fundjaves

Si në gjitha trojet shqiptare edhe në Gjakovë mbrëmë u festua fitorja e kombëtares së Shqipërisë ndaj Armenisë 2 me 1. Adhuruesit e futbollit nga Gjakova , një pjesë e të cilëve ishte edhe në Elbasan Arena, menjëherë pas ndeshjes, kanë dalë në rrugë dhe në kolona veturash me valëvitjen e flamujve kombëtarë kanë defiluar rrugëve të qytetit.

atmosfera
foto ilustrim

Nesër kthehen emocionet që sjellin garat për pikë në elitën e futbollit kosovarë. Futbollistët e Vëllaznimit pas barazimit me Kosovën e Vushtrrisë në teren të vet, të martën në Mitrovicë kanë një përballje të vështirë me skuadrën Trepca 89. Takimi fillon në orën 13.00.

Derbi i skuadrave të futsallit nga  Dukagjini, i ka takuar Liburnit të Gjakoves pasi mposhti ekipin Besa nga Peja me fitore të  thellë të Liburnit 6 me 2.  Adhuruesit e futbollit të vogël patën rastin të përcjellin një lojë  cilësore dhe atraktive me plot aksione të bukura.

Vellaznimi basketbol Ylli 68 64Basketbollistët e Vëllaznimit mbrëmë kanë shënuar një fitore të vlefshme në luftën për mbijetesë në ETC suiperligën e basktbollit kosovar. Mposhten Kastriotin e Ferizajit me rezultat 94:83. Epilogu I ndeshjes ishte I paqartë deri në çastet  e fundit. Basketbolistët më efikas nga radhët e kuqezinjve ishin Korab Prekazi me 27 pikë I pasuar nga Valon Gashi me 19 pikë

Pas një pause dy javore për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësueses së Kosovës në garat eleminatore, janë kthyer garat për pikë në hendbollin për femra. Derisa vashat e Vëllaznimit pesuan humbje 34 me 15 në lojë me Prishtinën,  Shqiponja shënoi fitore të thellë   44:22 në lojë me vashat e Kosovës së Vushrrisë. Në konkurrencën e meshkujve Vëllaznimi luan sonte në Vushtrri me Kosovën.

Lajmi për pranimin e federatës së tenisit të Kosovës ka gëzuar edhe sportistët gjakovarë. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se afirmimi ndërkombëtar i Sportit Kosovar, po ecën shumë shpejt. Urime Federatës Tenisit dhe gjithë atyre që e luajnë, pretendojnë se e luajnë dhe ata që e duan tenisin. Afirmimi ndërkombëtar i Sportit Kosovar procesi i cili po ec më së shpejti në Kosovë. Së shpejti fushat e para të Tenisit, edhe në Gjakovë në Shkukëz”, ka thënë Kusari Lila.