Saturday, April 27, 2024
Kulturë

Akademik Tahir Emra në pullat postare me peizazhet nga Gjakova

Piktori gjakovar, akademik Tahir Emra,  i cili mes shumë shpërblimeve, në vitin 2006 në Gjakovë mori Pllaketën për vepër jetësore në fushën e pikturës, me krijimtarinë e tij vjen edhe në një formë tjetër. Në kuadër të tematikës “Arti vizual – Tahir Emra”, Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar  në qarkullim tre pulla postare me imazhet artistike të piktorit të shquar gjakovar, akademik Tahir Emra, të titulluara: Vatra-oxhaku, Piknik në Çabrat dhe Peizazh. Piktori Emra, që nga fillimi kishte një rrugëtim të sigurt në formësimin e tij me shprehje përmbajtjesore, i cili hyri në mesin e krijuesve të mëdhenj që patën idealizmin e theksuar, e që vizatimin e pati përherë si pikënisje të lartë për realizimin e veprave të larta artistike. 

Ngjyra, për piktorin Tahir Emra, është alfa dhe omega e shpërfaqjes së tij kreative në pikturë, që për 60 vite krijimtari rrugëtoi sigurt nëpër faza. Këtë sens e vërejmë edhe në peizazhet nga vendlindja e tij Gjakova, mbi Çabratin, të cilit i kushtoi poezi me ngjyra në mënyrën më të lartë pikturore”, thuhet në një njoftim të postës së Kosovës.  Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat tona artistike dhe kombëtare.

Tahir Emra, u lind më 1938 në Gjakovë. Rrjedh nga një familje e vjetër qytetare, nga gjiri i së cilës kanë dalë mësues dhe themelues të disa shkollave shqipe në rrafshin e Du­kagjinit dhe të Malësisë së Gjako­vës.

Veprat e tij gjenden në shumë galeri e muze të botës, në institucione dhe në koleksione private. Ka udhëtuar për qëllime studimi nëpër shumë vende të botës.

Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në vitin 2000 ndërsa anëtar i rregullt në vitin 2008. Për një mandat ka qenë sekretar i Seksionit të Arteve të ASHAK-ut.

Veprat e tij gjenden në shumë galeri e muze të botës, në institucione dhe në koleksione private. Ka udhëtuar për qëllime studimi nëpër shumë vende të botës.

Në vitin 2013 Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës botoi Monografinë Tahir Emra, me riprodhimet e veprave më të njohura artistike të tij dhe me studimin e piktorit Kujtim Buza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *