Friday, March 29, 2024
Sporti

Loja Vëllaznimit, pikët Dukagjinit!

Vellaznimi Dukagjini: 0:1(0:0)

Vëllaznimi e ka filluar edicionin e ri me humbje,  në ndeshjen që e zhvilloi të dielën me Dukagjinin e Klines, në stadiumin e qytetit pa praninë e publikut. Pikët i humbi “nga dora” në lojën shtesë , anipse ka mundur që ta mbyll këtë lojë me tri pikë . Këtë e meritoi në saje të angazhimit dhe rasteve të volitshme që kishin realizuar futbollistët “Kuq e zi”.

Anipse humbi, loja dhe angazhimi i treguar i futbollistëve të Vëllaznimit ishte për çdo lëvdatë. Aq më tepër kur dihet fakti se shtabi teknik e konsolidoi ekipin në një afat rekord, për dy tri javë!. Loja e sotme jep shpresë se skuadra gjakovare nga ndeshja në ndeshje do të jetë më e konsoliduar dhe se rezultatet padyshim se do të vijnë pas.

Momenti i golit për mysafirët në kohën shtesë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *