Monday, June 10, 2024
Kulturë

“Anima Mea” edhe një sukses i Teatrit Hadi Shehu në Gjakovë

Trupa artistike e Teatrit të qytetit Hadi Shehu në Gjakovë, të dielën mbrëma shfaqi premierën e dytë për këtë vit e që ishte  projekti me titull “ANIMA MEA” nga autorja Seadet Beqiri dhe në regji të Ilir Bokshit. “Anima Mea” që në shqip do të thotë “Shpirti im” në kuptimin përmbajtësor është një shfaqje e cila për publikun solli politikën në një këndvështrim tjetër dhe ishte një shfaqje skenike që ngjalli interes duke vënë në pah arsyen pse disa persona vendosin të kandidojnë për të marrë poste të larta shtetërore. Regjisori Ilir Bokshi, duke gërshetuar këtë temë, sipas konceptit të tij regjisorial, për ta sjellë në aktualitet edhe në ditën e sotme shfaqjen , dhe për ta bërë më të kapshme për publikun, përdori metoda bashkëkohore që lojën skenike ta shndërroj në një spektakël të vërtetë, me fjalën, lojën dhe interpretimin edhe me këngë.

Interpretuan Edi Kastrati, Vlora Dervishi, Edmond Hafizademi, Besfort Berberi, Edi Gjakova dhe Valon Pallaska. Edhe në këtë shfaqje dolën në pah aftësit interpretative të aktorëve gjakovarë duke e regjistruar në veprimtarinë e Teatrit të qytetit, edhe një projekt  të suksesshëm për çka në fund morën duartrokitjet e gjata. Skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli. Kostumografe Njomza Luci ndërsa muzika Valton Beqiri.

Pas premierës së mbrëmshme sonte (e hënë) prej orës 20.00 shfaqet repriza e shfaqjes “Anima Mea”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *